Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për planin franko-gjerman i cili tash po quhet propozim i Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se ai dokument brenda e ka njohjen de facto nga Serbia për Kosovën.
Po ashtu, sipas tij njohja e Kosovës nga Serbia është “eksplicite”, dhe se mungon vetëm njohja verbale, që i bie se Serbia e njeh integritetin territorial të Kosovës, por nuk dërgon notë verbale.
“Plani i BE-së që quhej franko-gjerman… është faktikisht Serbia me nënshkru sovranitetin e Kosovës, quajeni si të doni, njohja është ekslpicite, vetëm njohja verbale mungon në atë dokument. Serbia nuk i dërgon notë verbale që e njeh por së bashku me Uninonin Evropian, të tri palët e nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën pika e dytë është që Kosova dhe Serbia ua njohin sovranitetin, pavarësinë, të drejtën e popujve, edhe pavarësinë, edhe të drejtën për vetëvendosje, edhe shtetet funksionojnë mbi të drejta të barabarta të shteteve”, ka thënë ai.
Ky dokument sipas Konjufcës siguron po ashtu, se të dyja shtetet, nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
“Këto katër kategori janë shumë të fuqishme, njohja në këtë dokument mua më duket është defakto, njohje defakto, është thelbi i dokumentit që të sigurohemi që Kosova dhe Serbia e pranojnë njëra tjetrën, si entitete shtetërorë të ndamë, që nuk i ndërhyn njëra tjetrës, që nuk e pengojnë në anëtarësimin në organizatave ndërkombëtare”, deklaroi Konjufca në RTVD./Telegrafi/