Kryeparlamentari, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit Nacionale gjatë protestës në Prizren kundër festivalit DokuFest, gjatë ditës së sotme.
Konjufca ka thënë se pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme.
“Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri. Media përbën hapSulm
ësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike”, ka shkruar Konjufca.
Kryeparlamentari ka bërë thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin “menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse”. /Telegrafi/