Deputeti i zgjedhur dhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka treguar arsyet se pse Vetëvendosja nuk ka marrë pjesë në takimin konsultativ të presidentit Hashim Thaçi.
“Ne e dimë që rezultati është certifikuar më 8 korrik, presidenti deri më 10 korrik është dashur të caktojë seancën konsultative dhe e ka zvarritur për më shumë se dy javë këtë seancë. E tash plus 10 ditë të tjera po ia jap PAN-it, sepse po i duhen për krijimin e numrave”, ka thënë ai. “Gjithçka që PAN-i ka thënë se i kanë numrat s’ka qenë e vërtetë; ata jo qe si kanë numrat, por po i duan edhe 10 ditë për të përmbyllur pazaret. Po ti kishte 61 vota Haradinaj, besoni se më 9 korrik do të ishte mbajtur seanca”. /Klan Kosova/