Seanca e sotme plenare e paraparë të nis në orën 10:00 ka filluar me gjysmë ore vonesë për shkak të mungesës së deputetëve.
Për këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca duke u bërë thirrje deputetëve që të vijnë në sallë.
“Vetëm 46 deputetë janë të pranishëm… Ju lutem thirrni deputetët tuaj të vijnë më shpejt edhe ashtu jemi gjithmonë jashtë orarit të seancave për shkak të pranisë tuaj. Jam shumë më herët në Kuvend, ju shikoj nga televizori, nuk i takon kryetarit me iu prit juve”, tha ai, raporton kp.
Përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, në seancën e sotme është paraparë të zhvillohet edhe interpelanca e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me rishikimin e buxhetit të Kosovës dhe rritjen e pagave në sektorin publik.