Telegrafi

Konjufca: Nuk është e sigurt nëse Sierra Leone e ka tërhequr njohjen

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili tha se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Sa i përket kësaj deklarate, ministri Konjufca u shpreh se nuk është e sigurt nëse vërtetë Sierra Leone e ka bërë një gjë të tillë.

Konjufca në një deklaratë për media tha që është i pavërtetë pretendimi i Serbisë lidhur me këtë çështje.

Lexo po ashtu Serbia pretendon se Sierra Leone ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës, MPJ thotë se nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare 

“Deri më tani çka kemi informacione 12 – 15 shtete e kanë proklamuar raportet diplomatike me Republikën e Kosovës. Sa i përket rastit konkret asgjë nuk është e sigurt dhe këto janë pretendime të Daqiçit”, u shpreh Konjufca.

Ai tha se e përkrahë kryeministrin Albin Kurti sa i përket heqjes së pjesshme të taksës, duke shtuar se duhet të ketë një periudhë 3 mujore për të parë se çka do të veprojë Serbia. /Telegrafi/