Site icon Telegrafi

Konjufca: Në asnjë mënyrë nuk i japim LDK-së postin e kryeministrit (Video)

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është në kurrfarë pozite për ta kërkuar postin e kryeministrit, tha nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

“Ne as që e diskutojmë bile… Ata e kishin kryeministrinë për tri vite me radhë. Na treguan çka dinë dhe çka munden. Pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, LDK-ja doli në vendin e tretë”, tha Konjufca në emisionin Argument Plus të RTV21.

Ditë më parë zyrtari i LDK-së, Muharrem Sfarqa tha se kjo parti hynë në koalicion me Vetëvendosjen nëse u jepet posti i kryeministrisë, Konjufca tha se atëherë LDK-ja të përgatitet për zgjedhjet e reja.

“As që do të ishte pikë në negociatat e ardhshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Një porosi të qartë populli e ka dhënë në këto zgjedhje”, përfundoi Konjufca./21Media/

Exit mobile version