Site icon Telegrafi

Konjufca: LDK-ja po bën lëvizje taktike për të ngritur pazarin rreth kryeministrit

Glauk Konjufca, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur rreth rezultateve finale të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Konjufca ka thënë se Lidhje Demokratike e Kosovës dhe koalicioni saj po “bëjnë naze” rreth një marrëveshje të mundshme qeverisje me LDK-në.

“LDK-ja po bën lëvizje taktike për të ngritur pazarin rreth kryeministrit. Do të ishte më e mira që LDK-ja të kuptoj që ne nuk bëjmë pazare”, ka thënë për Tribuna Channel, Konjufca.

Ai më tutje ka pohuar se nëse do të vjen deri te një koalicion me LDK-në, atëherë në qeveri nuk kanë vend njerëzit të cilët kanë qenë të korruptuar, transmeton Telegrafi.

Një ndër ta është edhe Skender Hyseni, ministër në largim i Punëve të Brendshme, i cili ka bërë dëme të mëdha shtetit tonë, ka pohuar ndër të tjerash Konjufca.

Ky i fundit ka thënë se me PDK-në në pushtet nuk ka reforma në asnjë sektor të shtetit.

“Nëse PDK-ja është pushtet në mundesh me bë reforma. Shembull reforma në drejtësi nuk mund të bëhen me njerëzit që e kanë kap gjyqësorin. Njerëzit e PDS-së janë bërë milioner”. /Telegrafi/

Exit mobile version