Site icon Telegrafi

Konjufca: Kurban Bajrami na kujton rëndësinë e sakrificës dhe solidaritetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar qytetarët me rastin e festës së  Kurban Bajramit.

Në postimin e tij, Konjufca ka theksuar rëndësinë e sakrificës dhe solidaritetit, duke rikujtuar vlerat themelore që kjo festë mbart për të gjithë shoqërinë.

“Sakrificë dhe solidaritet, këto na i sjell ndërmend Kurban Bajrami si falënderim për Krijuesin,” ka shkruar Konjufca në postimin e tij.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë të bekuar, duke dëshiruar që në këtë ditë të shenjtë dhe përgjithnjë, në shpirtin e secilit të frymojë mirësia, përkujdesja, mirënjohja për çka kemi dhe zemërgjerësia ndaj atyre që nuk kanë.

Ai ka theksuar se kjo ditë na tregon se shtrirja e dorës ndaj atyre më në nevojë mes nesh, e zgjeron shpirtin dhe e ndihmon atë të gjejë vetveten përmes përfshirjes barazitare, përkundër përjashtimit.

“Gëzim e shëndet, paqe, mirësi e begati në familjet tuaja,” ka përfunduar Konjufca mesazhin e tij, duke përcjellë urime të përzemërta për festën e Kurban Bajramit.

Për shumë njerëz, Kurban Bajrami është një moment për të ndarë jo vetëm të mirat materiale, por edhe dashurinë dhe përkujdesjen ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve./Telegrafi/

Exit mobile version