Site icon Telegrafi

Konjufca kritikon Escobarin: Po vepron sikur Lajçaku

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca ka goditur emisarin amerikan, Gabriel Escobar.

Konjufca për emisarin amerikan Escobar ka thënë se ai po vepron sikurse emisari special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Zoti Escobar e shtynë konceptin e  zotit Lajçak. Nuk mendoj se zoti Escobar ka agjendë të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën. Escobar dëshiron të shtyrë përpara atë që shtynë para Bashkimi Evropian përmes Lajçakut. Lajçaku është shumë i njëanshëm”, deklaroi Konjufca në Kanal10.

Konjufca shtoi se, pas diskutimeve të shumta ndërmjet vetë grupeve parlamentare të asambleistëve të Këshillit të Evropës është ardhë deri te përfundimi që sa i përket shpronësimeve u qartësua se kjo nuk ka të bëjë me vetëligjin.

“Por disa shpronësime që po ndodhin në pjesën e veriut të Kosovës, për ato jemi sqaruar me Bashkësinë Ndërkombëtare”.

Sipas Konjufcës Escobar vetëm se e ngarkoi Kosovën me disa kritere që janë tejkaluar.

“Prandaj kjo që e tha Escobar mu duk e çuditshme e cila nuk është në Këshill të Evropës por të cilën e shtoi vetëm Escobar, dhe kjo më duket e bëri për arsye që nuk mund të arrinte një marrëveshje me qeverinë për aspektin e dinarit, dhe më duket se e ngarkoi Kosovën padrejtësisht me disa kritere të cilat ne i kemi tejkaluar”, përfundoi Konjufca.

Exit mobile version