Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Kojufca ka përkujtuar sulmin terrorist të ndodhur në New York, Washington DC dhe Pensilvani të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 11 shtator 2001.
Përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca ka thënë se Kosova është me mendje e zemër është pranë dhimbjes së familjeve të viktimave të popullit mik amerikan.
“Mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe SHBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale. Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historinë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Konjufca. /Telegrafi/