Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca u është drejtuar deputetëve të PDK-së pasi që këta drejtuan akuza të rënda ndaj VV-së.
Konjufca tha se u kërkon falje familjarëve të rastit “Drenica” se në seancën e sotme u fol më shumë për Vetëvendosjen se sa për luftën e UÇK-së.
Ai më pas ka thënë se duke u mbështetur në deklaratën e Blerta Deliu- Kodra e cila e quajti tradhtar Albin Kurtin që u lirua nga burgu i Serbisë atëherë më duhet ti kërkojë falje edhe Flora Brovinës, Nait Hasanit, dhe shumë të tjerëve, sepse sipas teje edhe këta qenkan tradhëtar sepse u liruan nga burgu i Serbisë.
Konjufca ka thënë se draft- rezoluta e UÇK-së është më e dobëta që ka pasur Kosova, dhe se për këtë arsye ka abstenuar këtë draft- rezolutë./Telegrafi/