Site icon Telegrafi

Konjufca: Halli i PAN-it është mungesa e numrave

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se PAN-i nuk po merr pjesë në seancën të cilën e ka thirrur vetë.

Konjufca ka theksuar se presidenti Hashim Thaçi është vënë në shërbim të koalicionit PAN.

“Thaçi është kryekëput në shërbim të koalicionit PAN. Është vënë në funksion të krijimit të qeverisë së ardhshme nga koalicioni PAN”, ka thënë Konjufca, shkruan Telegrafi.

Shefi i GP-së të Vetëvendosjes, më tej theksoi se halli i koalicionit PAN është mungesa e numrave.

Konjufca ka theksuar se krijimi i institucioneve të Kosovës ka dy zgjidhje: “Ti ketë 81 vota në krye me VV-në ose 51 vota në krye me PDK-në”. /Telegrafi/

Exit mobile version