Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova e meriton që të bëhet vend kandidat në Bashkimin Evropian.
Në ceremoninë e nënshkrimit të aplikimit Kosovës për anëtarësim në BE, Konjufca ka deklaruar se kjo është ditë shumë e rëndësishme.
“Sot është ditë e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Jemi mbledhur me shumë krenari e përkushtim për ta nënshkruar letrën e kërkesës në emër të Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE”.
Tutje, kryeparlamentari ka thënë se për Kosovën dhe gjithë rajonin anëtarësimi është në këtë union është i një rëndësie të veçantë.
“Ky është hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës drejt BE-së. Një rrugë që ishte e gjatë dhe aspak e lehtë. Ne e meritojmë të bëhemi vend kandidat dhe ta fillojmë rrugëtimin tonë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE, fazë që synojmë ta arrijmë në një kohë sa më shpejtë të mundshme”. /Telegrafi/