Site icon Telegrafi

Konjufca: Dikujt po i konvenon vonimi i procesit zgjedhor

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur rreth skandalit të fundit me helmime të zyrtarëve të KQZ-së gjatë numërimit të votave të ardhura nga Serbia, duke hedhur dyshime për këtë.

Ai thotë se asnjë vëzhgues nga radhët e Vetëvendosjes nuk është helmuar, por ata kanë qenë të partive tjera.

Ka pasur shumë reagime rreth kësaj çështje pasi që lajmi mori përmasa botërore. Edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është e mundur që të mos helmohen zyrtarët serb në qendrën e votimeve.

Ai shtoi se ende nuk e kanë zbuluar një helm monoetnik duke bërë sarkazëm.

“Skandali me helmime ka mundur të ndodhë për dy arsye”, thotë Konjufca, për TV T7.

“E para që me të vërtet ndoshta ka diçka aty. Dhe e dyta është se ndoshta dikujt po i konvenon vonimi i procesit zgjedhor”

“Mirëpo nuk po mund të e kuptoj se kush do dëshironte të vonohej procesi. PDK e ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetin e PDK-së në opozitë. Kadri Veseli doli menjëherë pas zgjedhjeve dhe e konfirmoi këtë”, tha ai.

Tutje Konjufca thotë se këto vonesa vetëm sa po e prishin një proces shembullor të zgjedhjeve.

“Zgjedhjet në Kosovë kanë qenë të mira dhe në krahasim me vendet shtetet e rajonit sikur Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia ato kanë qenë shumë më të organizuara”, shtoi ai.

Exit mobile version