Telegrafi

Konjufca dhe ambasadori norvegjez nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin norvegjez Jens Erik Grøndahl.

Gjatë këtij takimi, ata kanë nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi.

Ky Memorandum është nënshkruar me qëllim të avancimit të projektit “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor Informativ” (Laë Data).

Në komunikatën për medie thuhet se “Qëllimi i këtij projekti, financues i të cilit është Ministria e Jashtme Norvegjeze, është fuqizimi dhe promovimi i transparencës dhe efikasitetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe institucioneve tjera shtetërore të sundimit të ligjit në Kosovë”.

Këtë Memorandum më parë e kanë nënshkruar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.​ /Telegrafi/