Site icon Telegrafi

Konjufca, deputetëve: S’ka më tolerancë për të papërgjegjshmit

Foto: Arkiv

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është shprehur i ashpër me deputetët në seancën e sotme plenare.

Kjo pasi pritën rreth 10 minuta deputetët për të nisur seancën, ndërsa tha se për deputetët e papërgjegjshëm s’do të ketë më tolerancë.

“Ata të papërgjegjshmit i pritëm boll. Kështu që s’ka më tolerancë për ata që nuk e dinë për çfarë e kanë bërë betimin dhe për çka janë deputetë të Republikës së Kosovës”, tha ai.

Exit mobile version