Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar nga deputetët që të mos shtyhen në Kuvend për atë se kush e don më shumë NATO-n dhe SHBA-të.
Konjufca këtë kërkesë e pati më shumë për deputetët e opozitës, të cilët po hedhin kritika ndaj dokumentit për Strategjinë e Sigurisë për vitin 2022-2027.
“Për gjithçka shtyheni në këtë Kuvend veç më duket shumë e kot me u shty për NATO-n dhe SHBA-të mes veti, se konsideroj që i dojmë njëjtë secili prej nesh këtu.
Ata që nuk e donë si Grup Parlamentar nuk po marrin pjesë”, ka thënë Konjufca referuar Listës Serbe. /Telegrafi/