Telegrafi

Konjufca bashkë me Kurtin ndjekin shfaqjen e filmit “Luanesha e Kodrës” të regjisores Luana Bajrami

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca bashkë me kryeministrin Albin Kurti, mbrëmë (e mërkurë) kanë marrë pjesë në shfaqjen e filmit “Luaneshat e Kodrës”, të regjisores, Luana Bajrami.

Konjufca ka publikuar disa fotografi në llogarinë e tij të Facebook-ut teksa shikonin shfaqjen e filmit.

Në postim, i pari i Kuvendit theksoi që ky është filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës.

Foto: Glauk Konjufca/Facebook

Tutje, ai u shpreh se kinematografia jonë po shënon suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.

Postimi i plotë i Glauk Konjufca:

Mbrëmë kisha kënaqësinë që së bashku me Kryeministrin z.Albin Kurti dhe Shefin e stafit z.Ilir Kërçeli të kaloj ca çaste të këndshme artistike me filmin “Luaneshat e Kodrës” të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.

Kinematografia jonë po shënon gjithnjë e më shumë suksese kulmore në arenën ndërkombëtare.

“Luaneshat e Kodrës” ishte filmi i parë kosovar i cili u shfaq në Festivalin e Kanës. Në edicionin e vitit 2021 ai ishte pjesë e programit Directors.

Ëndrrat dhe ambiciet e luaneshave meritojnë përkrahjen e gjithanshme, e cila shpresoj që nuk do t’iu mungojë.

/Telegrafi/