Telegrafi

Konjufca: Ambasadat nuk kanë nevojë të na përkujtojnë si të mbajmë tubime

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për tubimin e ditës së nesërme që do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se derisa janë hapur hapësirat publike pse të mos mbahet një tubim edhe nga LVV.

Ai ka thënë se ky tubim është tradicional nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në çdo vit në muajin qershor.

“Nuk ka nevojë të na përkujtojnë ambasadat e askush si të mbajmë tubime. Ne e dimë se nëse pesë mijë veta grumbullohen ngjit njëri me tjetrin përhapet coronavirusi. Për atë arsye tubimi do të mbahet me pika që kanë distancë dy metra”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se gjithçka do të jetë e organizuar në atë mënyrë që nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Askund në botë kjo nuk konsiderohet vepër penale. Çdokush është përgjegjës për shëndetin e vet”.

Lexo po ashtu Konjufca: Mustafa përsëri do t’ia bëjë votat Thaçit për president

Konjufca megjithatë thotë se protestat do të jenë të pashmangshme por ato lidhen edhe me kalimin e pandemisë./Telegrafi/