Site icon Telegrafi

Konjufca: Ali Lajçi dha kontribut të jashtëzakonshëm nëpër dekada

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-deputeti dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, i cili ka vdekur sot gjithmonë ka përfaqësuar interesin dhe përparimin e kombit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se ish-deputeti dhe ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi, i cili ka vdekur sot gjithmonë ka përfaqësuar interesin dhe përparimin e kombit.

Konjufca përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë Lajçi ka dhënë kontributin e tij në çdo etapë deri në shpalljen e pavarësisë.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e Lajçit.

Lexo po ashtu Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit: Do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe politike

“Ai do të na mungojë të gjithëve, duke na lënë pas veprimtarinë e tij të gjerë e të shënuar me kontributin e jashtëzakonshëm nëpër dekada. I burgosur politik që prej se u radhit mes organizatorëve të demonstratave të ’81-shit, ai e vazhdoi aktivitetin e tij patriotik në çdo formë, ashtu siç e kërkonte secila etapë deri te çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Ai ishte edhe kryetar i komunës Komunës së Pejës dhe më pas deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ali Lajçi gjithmonë e përfaqësoi dhe e mbrojti interesin dhe përparimin e kombit e të shtetit tonë. Ngushëllime familjes, të gjithë atyre që e njohën, atyre që e patën mundësinë të ndajnë me të rrugëtimin e jetës dhe veprimtarinë e tij shembullore. Qoftë i paharruar përgjithmonë”, ka shkruar Konjufca.

Exit mobile version