Telegrafi

Konjufca zyrtarisht ia dorëzon Osmanit detyrën e Kryeparlamentarit

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca edhe zyrtarisht i ka dorëzuar sonte detyrën kryetares së re Vjosa Osmani, pasi kjo e fundit u zgjodh në këtë post pas marrëveshjes së koalicionit LVV-LDK.

Konjufca dhe Osmani me këtë rast uruan njëri-tjetrin për pozitat e reja dhe vlerësuan lart punën e tyre të deri tanishme.

Ndryshe, Konjufca do të jetë ministër i Jashtëm në Qeverinë Kurti.

Kryeparlamentarja e parë grua në Kosovë, Vjosa Osmani, u zgjodh në këtë post me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ajo pas marrjes së detyrës tha se shpreson që secila grua e zgjedhur nga vota e qytetarit do të merret me problemet e vajzave dhe grave në Kosovë. /Telegrafi/