Kongresistja amerikane e shtetit Michigan, Candice Miller ka deklaruar se Maqedonia ka bërë më shumë se që është e nevojshme për të qenë pjesë e aleancës së NATO-s, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo deklaratë u bë në Dhomën e përfaqësuesve në kongresin amerikan, në fjalimin që u mbajt për bashkësina maqedonase në SHBA, me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së vendit.
Miller u ka bërë thirrje liderëve politik që të vazhdojnë me forcimin e institucioneve shtetërore dhe reformat në demokraci, sundimin e ligjit, posaçërisht pas zgjedhjeve të paralajmëruara të dhjetorit të këtij viti./Telegrafi/