Telegrafi

Kongresisti Eliot Engel do të vizitojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se javën e ardhshme për një vizitë në Kosovë do të arrijnë përfaqësues të Këshillit të NATO-s, ndërsa muajin e ardhshëm për vizitë në vendin tonë do të arrijë edhe kongresisti amerikan Eliot Engel.

“Kam menduar me mbajt një takim të qeverisë ku Engel do t’i adresohet Qeverisë së Kosovës”, tha Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Shefi i ekzekutivit ka folur edhe për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen kësaj të diele.

“Dua t’i falënderoj partitë politike për korrektësi në fushatë. Procesi ka shkuar në rregull. I lusim partitë politike, gjithë akterët dhe qytetarët që t’ia zbardhin fytyrën Kosovës me zgjedhje fer dhe të mira. Nga kualiteti i zgjedhjeve varet shpejtësia që të arrijmë te liberalizimi i vizave, perspektiva evropiane dhe proceset tjera që ndodhen para nesh”, ka thënë Haradinaj.