Në Prishtinë po mbahet Kongresi i tretë Kombëtar i Reumatologëve të Kosovës me pjesëmarrje edhe ndërkombëtare.
Temat, të cilat do të trajtohen në këtë Kongres i cili do zgjasë dy ditë sipas kryetarit të Këshillit Organizativ dhe Shkencor të këtij kongresi, Sylejman Rexhepi, do të ketë rezultate të mira dhe jo vetëm për Reumatologjinë në Kosovë, rajon por edhe më gjerë.
Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se punimet e këtij Kongresi paraqesin një mundësi të mirë të këmbimit të eksperiencave profesionale midis profesionistëve kosovarë të Reumatologjisë dhe kolegëve nga vendet e tjera pjesëmarrëse.
Edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe kryetari i Komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, këtë kongres është më se i duhur me që ka mbledhur profesionistë vendorë e ndërkombëtarë.