Një grup kriminal i linjës Shqipëri-Greqi-Evropë Perëndimore, është goditur nga një operacioni i zhvilluar në Pire të Greqisë
Sipas mediave greke është arrestuar një shqiptar 40-vjeç dhe dy grekë 18 dhe 28 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim një grek 45 vjeç.
Në kuadër të këtij operacioni, policia e vendit fqinj ka sekuestruar 210 kilogram e 370 gramë marihuanë, 2 automjete, 1 kamion për transport ndërkombëtar, 4 celularë dhe 215 euro.
40-vjeçari ishte përgjegjës për transportin e drogës nga kufiri greko-shqiptar deri në Katerini, Greqi.
Më pas, dy shtetasit grekë tashmë të arrestuar, ishin përgjegjës për magazinimin e drogës. Shtetasi grek 45 vjeç i shpallur në kërkim mësohet se ishte përgjegjës për trafikimin e drogës drejt Europës Perëndimore me kamionin e transportit ndërkombëtar.