Telegrafi

Konfrontohen para dyerve të një shkolle në Londër, përdorin ombrellën dhe “skateboardin” si armë të ftohta

Ky është momenti rrëqethës kur dy të rinj të “armatosur” me ombrellë dhe “skateboard”, sulmojnë njëri-tjetrin para dyerve të një shkolle në Londër.

Incidenti bizar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, para shkollës Riverston në Eltham në jug të Londrës, transmeton Telegrafi.

Në pamjet amatore shihet se si shoferi i një veture, ndalet para dyerve të shkollës për t’u konfrontuar me një tjetër të ri.

Përveç grushteve e shqelmave, ata nuk kursehen duke përdorur edhe ombrellën dhe “skateboardin” si armë të ftohta.

Sipas Thomas Butler që filmoi rrahjen, thotë se gjithçka filloi kur shoferi i veturës për pak sa nuk e shtyp të riun me “skateboard” dhe aty eskalon situata. /Telegrafi/