Ky është momenti rrëqethës kur dy të rinj të “armatosur” me ombrellë dhe “skateboard”, sulmojnë njëri-tjetrin para dyerve të një shkolle në Londër.
Incidenti bizar ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, para shkollës Riverston në Eltham në jug të Londrës, transmeton Telegrafi.
Në pamjet amatore shihet se si shoferi i një veture, ndalet para dyerve të shkollës për t’u konfrontuar me një tjetër të ri.
Përveç grushteve e shqelmave, ata nuk kursehen duke përdorur edhe ombrellën dhe “skateboardin” si armë të ftohta.
Sipas Thomas Butler që filmoi rrahjen, thotë se gjithçka filloi kur shoferi i veturës për pak sa nuk e shtyp të riun me “skateboard” dhe aty eskalon situata. /Telegrafi/