Telegrafi

Konflikti Rusi-Ukrainë, Basha: Qeveria të ulë taksat mbi ushqimet e shportës dhe karburantet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur sot se në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasojë e konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të bëj gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, PD i propozon qeverisë uljen e taksës mbi vlerë e shtuar (TVSH) për ushqimet e shportës nga 20 për qind në 6 për qind, si dhe heqjen e menjëhershme të taksës mbi karburantet, ka shtuar Basha. /Telegrafi/