Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj ka reaguar mes luftës Palestinë-Izrael.
Pamjet tragjike të raportuar ditëve të fundit me sa duket kanë ndikuar që bukuroshja nga Mali i Zi të marr vendimin për t’u shkëputur nga rrjetet sociale.
Në një postim që ka bërë së fundmi në InstaStory u shpreh e revoltuar duke thënë se po vdesin njerëz të pafajshëm.
“Kam nevojë për një shkëputje nga rrjetet sociale. Mjaft më. Njerëzit po vdesin dhe shumë njerëz të pafajshëm. Të lutem Zot, ndihmoje njerëzimin”, ka shkruar Emina.
Ndërkohë shumë emra të njohur si vendor ashtu edhe ndërkombëtar kanë reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit mes dy shteteve.
Ndryshe, Çunmulaj së fundmi njoftoi se është bërë pjesë e jurisë së “Miss USA 2023”. /Telegrafi/