Henrikh Mkhitaryanit i është bërë me dije nga autoritetet e Azerbajxhanit se mund të luajë në finale të Ligës së Evropës.
Autoritetet azerbajxhanase i ka bërë me dije armenit se mund të hyjë në atë shtet për të luajtur në finalen e Bakusë, në mes të Arsenalit dhe Chelseat.
Armenia dhe Azerbajxhani kanë qenë në konflikt që tri dekada, andaj asnjë qytetar nuk ka guxuar të bëjnë kalime të ndërsjella.
Anëtari i Arsenalit mund të bëhet viktimë e raporteve të acaruar mes të dyja shteteve, pasi ende nuk ka marrë vizën.
Finalja e Europa League do të zhvillohet më 29 maj në Baku, ndërsa sipas raporteve të mediave angleze, Azerbajxhani do ta lejojë futjen e Mkhitaryanit në Baku. /Telegrafi/