Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur Kodra e Diellit pas një konflikt mes dy fqinjëve.
Mësohet se njeri nga fqinjët ka plagosur tjetrin me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën. Nga konflikti ka mbetur i plagosur shtetasi J.Sh., 35 vjeç.
Policia njoftoi se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi O.B..
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi O. B., pas një konflikti ka plagosur me armë zjarri shtetasin J.Sh.. /Telegrafi/