Telegrafi

Konflikt mes disa personave në Gjakovë, ka të arrestuar

Foto: Arkiv

Një konflikt mes disa personave raportohet se ka ndodhur sonte në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë.

Nga hetimet fillestare dyshohet se ka pasur edhe aksident.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai bëri të ditur se ka të arrestuar, por nuk bëri të ditur numrin e tyre, pasi siç tha, rasti është në fazën fillestare të hetimeve.

“Në rrugën ‘Nënë Tereza’ para disa çastesh ka pasur një konflikt mes disa personave, si duket ka pasur edhe aksident. Për njoftimin tuaj ka të arrestuar, mirëpo rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe kjo është e tëra që mund t’ju konfirmoj tani për tani”, deklaroi Elezaj. /Telegrafi/