Telegrafi

Konfiskohet sasi e madhe municioni në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një sasi të konsiderueshme municioni në Lipjan, ku më pas është arrestuar edhe pronari i tyre.

Ne kuadër të kësaj policia bënë të ditur se të njëjtit i janë konfiskuar edhe 4 armë të gjata dhe një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: 4 armë të gjata, një pistoletë dhe një sasi e konsiderueshme e municionit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”,  njofton policia./Telegrafi/