Telegrafi

I konfiskohet një sasi e arit dhe parave në Fushë-Kosovë, i dyshuari tentoi t’i korruptonte policët

Një sasi e konsiderueshme e arit dhe parave është konfiskuar nga policia në Fushë-Kosovë.

Me këtë rast, një i dyshuar S.SH ka rënë në pranga.

Sipas njoftimit të organeve të rendit, i dyshuari ka provuar që t’i korruptonte zyrtarët policor.

Aksioni është realizuar nga Njësiti për Reagim të Shpejtë i Prishtinë.

“Sekuestrohen para dhe stoli ari, arrestohet një person i dyshuar. Personi i dyshuar S.Sh, pas arrestimit, që të lirohej, tentoi të ju ofroj shuma parash zyrtarëve policor, ndaj tij ka filluar procedurë edhe për veprën ofrim i mitos”, thuhet në njoftim.