Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës gjatë një kontrolli rutinë në veturën e tipit Range Rover ka gjetur dhe më pas ka konfiskuar një revole të tipit CZ e kalibrit 7.65 mm, karikator me 7 fishekë dhe një thikë.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 15:00 në rrugën “Tirana”, në Prishtinë.
“Revolja e tipit CZ, e kalibrit 7.65 mm, një karikator me 7 fishekë dhe një thikë janë gjetur dhe konfiskuar, gjatë një kontrolli rutinë në veturën e tipit Range Rover , e cila po drejtohej nga personi i dyshuar”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të policisë, personit me inicialet B.K 29 vjeç i është iniciuar rasti mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. /Telegrafi/