Telegrafi

Konfiskohet një armë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:00.

“Në fshatin ‘Pestovë’ – Vushtrri, nga njësia policore në pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit, të dyshuarit D.J., 17 vjeçar, i është gjetur një armë me gaz, pa karikator dhe pa fishek. Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një armë pistoletë me gazë, prodhim gjerman”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se i  dyshuari D.J., 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ,, Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’./Telegrafi/