Policia e Kosovës sot ka konfiskuar një pistoletë CZ-75D-gazi, kalibri 6mm dhe me këtë rast ka shoqëruar dy qytetarë në stacionin policor.
Të dyshuarit B.A., 48-vjeç dhe H.A., 17-vjeç, janë shoqëruar në stacionin policor Jugu Mitrovicë, ku i dyshuari B.A. ka pranuar se është arma e tij dhe se djali i tij H.A. e kishte marrë dhe kishte kanosur viktimën M.Q., 37-vjeç.
Pas procedurave intervistuese, nga prokurori i shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet për vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm-kanosje me armë.