Telegrafi

Konfiskohet një armë dhe fishekë – inicohet rast ndaj një personi në Ferizaj

Rreth orës 18:00 stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka pranuar një informacion se një person në fshatin Manastirc të Ferizajt posedon armë zjarri. 

Në lidhje me këtë policia e rendit e shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nën autorizim të Prokurorisë dhe me aprovim të Gjykatës Themelore në Ferizaj, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me inicialet N.S ( M/K) i moshës rreth 65 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmëautomatike dhe dy krehër me 20 fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Policia, të dyshuarin e ka njoftuar përmes familjarëve të tij që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj,  pasi që i njëjti nuk ishte aktualisht në shtëpi.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është inicuar rasti për procedura të mëtejme hetimore, njofton Telegrafi.