Telegrafi

Konfiskohen rreth 1300 boksa me cigare në Viti – njëri nga të dyshuarit sulmoi fizikisht zyrtarët policorë

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën, kanë konfiskuar në Viti rreth 1300 boksa me cigare.

Siç ka njoftuar policia rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 13:40.

“Raportohet se njësiti policor dhe njësiti mobil i doganës kanë ndaluar një veturë me targa vendore ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar 1299 boksa me cigare. Gjatë legjitimimit të personave të dyshuar, njëri nga ta ka rezistuar duke e sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Dy të dyshuar janë arrestuar ndërsa i dyshuari i tretë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime. /Telegrafi/