Site icon Telegrafi

Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Policia e Shqipërisë ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, pesë dorëza grushti dhe sende të tjera të kundra ligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim. /Telegrafi/

Exit mobile version