Telegrafi

Konfiskohen produkte të mishit të transportuara në mënyrë ilegale në Drenas

Inspektorët e Komunës së Drenasit, ne bashkëpunim me Policinë e Drenasit, gjatë ditës së sotme kanë konfiskuar produkte të mishit të cilat ishin duke u transportuar në mënyrë ilegale dhe në kushte jo adekuate e higjienike dhe pa dokumentacion të duhur të prejardhjes dhe transportit.

Përmes një komunikate të bërë për media, Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se me këtë rast, janë marr të gjitha masat ligjore ndaj transportuesit i cili ishte kombi-bus për transport të udhëtareve dhe kishte shfrytëzuar automjetin e tij në mënyrë ilegale për transport të produkteve ushqimore, transmeton Telegrafi.

Tutje në komunikatë thuhet se, Drejtoria e Inspekcionit është duke bërë inspektime të vazhdueshme për të rritur sigurinë e përdorimit të produkteve ushqimore në subjektet afariste-hoteliere gjatë sezonit veror për të mirën e qytetarët e Komunës së Drenasit.

Drejtoria e Inspekcionit kërkon nga qytetarët të bashkëpunojnë me inspektorët komunal dhe policinë që nëse hasin në një dukuri të tillë, të lajmërojnë organet përkatëse./Telegrafi/