Telegrafi

Konfiskohen pasuri me vlerë tre milionë euro në Shqipëri, në pronësi të 31-vjeçarit të dënuar për trafik droge në Britani

Konfiskohen pasuri me vlerë 3 milionë euro, në pronësi të një 31-vjeçari me precedentë kriminalë në Mbretërinë e Bashkuar, Holandë dhe Shqipëri.

Emiliano Shega, me banim në Peqin, është i riu që sot iu konfiskua pasuria.

I riu është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar, për trafikim të lëndëve të forta narkotike dhe për mbajtje të armëve ofensive.

Më herët është arrestuar edhe në Amsterdam, Holandë, për trafikim të narkotikëve, si dhe është dënuar në Shqipëri, për mbajtje pa leje të armeve luftarake dhe falsifikim të dokumenteve.

Pasuritë e sekuestruara:

Pjesë toke (kullotë) me sipërfaqe 45,000 m2, në fshatin Gjilek, Himarë;
1 apartament me sipërfaqe 130 m2, në Tiranë;
2 garazhe me sipërfaqe 230 m2, në Tiranë;
1 vile dykatëshe me sipërfaqe 500 m2, në Peqin;
1 apartament me sipërfaqe 111 m2, në Kryevidh, Kavajë.

Gjatë kësaj jave, në kuadër të operacionit “Fasada 2” janë sekuestruar pasuri me vlerë 400,000 euro, në pronësi të një 34-vjeçari të dënuar me 13 vjet burgim në Norvegji, si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikim të narkotikëve. /Telegrafi/