Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotikë, pas një hetimi disamujor, më 3 nëntor 2016 ka arritur të arrestojë tre persona, nën dyshimin e bazuar se po merreshin me kontrabandim të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të Policisë kufitare dhe bazuar në informacionet e siguruara nga DHTN, zyrtarët policorë fillimisht kanë ndaluar një veturë Mercedes, pronë e dy personave të dyshuar, në të cilën gjatë kontrollit sipërfaqësor është vërejtur se ka të fshehur substancë narkotike.
Zyrtarët policorë kanë bërë arrestimin e tre personave të dyshuar të cilët dyshohet se kryenin veprat penale ‘blerje , posedim, shitje ose shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ nga neni-273 dhe ‘pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar’ neni-283.
Personat e arrestuar në këtë rast janë: U.M 1984 turk, R.M 1982 turk dhe A.H 1985, shqiptarë, që të tre shtetas të Kosovës.
Gjatë këtij operacioni janë konfiskuar. 26 paketime 8453 gramë marihuanë, vetura Mercedes, vetura Peugeot, tre telefona, 110 euro
Me urdhër të prokurorit personat e arrestuar janë në qendrën e ndalimit. /Telegrafi/
Foto: Arkiv