Site icon Telegrafi

Konfiskohen mbi 700 kilogram marihuanë në Shqipëri në kamionin e një shtetasi të Maqedonisë

Policia e Shqipërisë në portin e Durrësit ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë, pasi në automjetin që e drejtonte ishte zbuluar sasi e madhe e marihuanës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në kumtesën e policisë citohet se droga është zbuluar me skener në kamionin ‘Daf’ para hyrjes së tij në tragetin i cili qarkullonte në relacionin Durrës-Bari.

Kamioni po transportonte kastravecë të freskëta, ndërsa në kutitë ishin edhe qeset me marihuanë. Automjeti ishte ngarkuar në qytetin e Lushnjës nga kompanua e autorizuar për eksport të perimeve, njofton AIM.

Destinacioni i fundit i drogës me peshë prej 705 kilogram ishte Holanda.

Përveç maqedonasit të arrestuar, K.F. (35) policia po heton edhe tre persona tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version