Telegrafi

I konfiskohen dy armë dhe fishekë, arrestohet i dyshuari në Viti

Bëhet e ditur se të dyja armët janë konfiskuar si dëshmi për Gjykatën gjersa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor të Vitisë me ç’rast, i njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Dy armë i janë konfiskuar të dyshuarit kosovar gjersa i njëjti ishte ndaluar nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor të Vitisë deri sa ky i fundit ishte në patrullim në fshatin Debelldeh.

Policia e Kosovës përkatësisht, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se i njëjti mbante në dorë një pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Viti deri sa ka qenë në patrullim në fshatin Debelldeh ka ndalur të dyshuarin kosovar shqiptar D.Xh. (2001) i cili në dorë mbante një (1) pushkë ajrore të kalibrit 4.5 mm prodhim turk”.

“Gjatë kontrollit në çantën e tij Zyrtarët Policor po kanë gjetur edhe një (1) revole të kalibrit 9 mm dhe nëntë (9) fishekë te kalibrit 9 mm”, thuhet në komunikatë.