Njësitet policore të rajonit të Prishtinës, gjatë ditës së djeshme në tri raste të ndara, kanë arrit që të konfiskojnë tri armë si dhe substanca të dyshuara narkotike.
Rasti (aksioni) i parë është realizuar në Lipjan saktësisht në fshatin Baicë, ku nga policia me autorizim të prokurorit, është bërë bastisja e një shtëpie dhe lokaleve përcjellëse.
Në atë lokacion zyrtarët policorë kanë gjet dhe konfiskuar: një pushkë automatike AK – 47 , pjesë të ndryshme të armëve të gjitha jofunksionale, dy bime të thata ( kanabis) me gjatësi 70-120 cm, sasi të substancave të dyshuara narkotike (marihuanë) 38.4 gram, 10(dhjetë)cigare të mbështjella (substanca të dyshuara narkotike marihuanë) në sasi 10.7 gram.
Rasti i dytë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që fillimisht është raportuar si gjuajtje me armë, ka ndodhur në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë. Këtij rasti i janë përgjigjur zyrtarët policor, të cilët nga personi i dyshuar kanë sekuestruar: një revole të tipit TT si dhe një karikator pa fishekë.