Tri armë zjarri të gjata, një pistoletë, si dhe afër 200 fishekë janë gjetur dhe konfiskuar në fshatin Hogosht të Kamenicës.
Fillimisht viktima ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari pas një mos marrëveshje që kanë pasur rreth një muri tek shtëpitë e tyre.
Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e të dy personave. Gjatë kontrollimit te ankuesi i lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 47-fishekë të kalibrit 12-mm. Ndërsa te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar tri armë zjarri të gjata, një pistoletë, si dhe municion të ndryshëm njëqind e njëzet e pesë fishekë.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim