Site icon Telegrafi

Konfiskohen aparate të lojërave të fatit në Viti

Njësitë e policisë gjatë një pune operative në një lokal në Viti, i cili kishte qenë duke zhvilluar veprimtari të kundërligjshme, lojëra të fatit, kanë hasur në disa pajisje aparate të palicencuara, të cilat janë konfiskuar nga zyrtarët e Doganave të Kosovës.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Policia ka sekuestruar katër shtëpiza kompjuteri. Pas procedurave policore me urdhër të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version