Telegrafi

Konfiskohen 80 kilogramë substancë narkotike, pesë të arrestuar

Policia e Kosovës nëpërmjet një konference të jashtëzakonshme për media ka bërë të ditur se në një aksion të realizuar në rajonin e Gjakovës, kanë arritur të sekuestrojë rreth 80 kilogramë të substanca narkotike dhe ka arrestuar pesë person.

Majori Bari Shala nga departamenti i antidrogës, bëri të ditur se, Policia e Kosovës dje rreth orës 23:00, ka ndërmarrë një aksion me ç’rast janë arrestuar dy shtetas shqiptar dhe tre serb.

Ai bëri të ditur se janë konfiskuar rreth 80 kilogramë substanca narkotike. Gjithashtu, ai tregoi se janë konfiskuar edhe një veturë, një armë gjahu, një pushkë ajrore dhe fishekë.

Shala shtoi se substanca narkotike ka ardhur nga Shqipëria me qëllim që të bartet në vendet evropiane. /kp/