Site icon Telegrafi

Konfiskohen 400 euro të falsifikuara në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka konfiskuar 400 euro në Prishtinë të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Konfiskimi i tyre ka ndodhur në katër raste të ndara në bankë dhe markete.

Rastet e plota sipas raportit të policisë:

Rr. Migjeni, Prishtinë 09.03.2022 – 09:40 Ankuesja femër kosovar e zyrtare e bankës private, gjatë numërimit ka hasur në pesë monedhë prej 100€, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.

Rr. C, Prishtinë 08.03.2022 – 17:35. Ankuesja femër kosovar e menaxhere e një marketi, ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.

Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 09.03.2022 – 15:05. Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës private, gjatë numërimit ka hasur në pesë monedha prej 100€, që dyshohen të jenë të falsifikuara. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore.

Rr. Ilaz Kodra, Prishtinë 09.03.2022 – 07:00. Ankuesja femër kosovar e menaxhere e një marketi, ka raportuar se nga një klient ka pranuar një monedhë prej 100 €, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa rasti shkon në procedurë hetimore. /Telegrafi/

Exit mobile version